Unë banoja në Tiranë

Kërkonim jetën dikur Ishim të vegjël dikur, ishim të lumtur. Ëndërronim vitet 2000. Ishim të rinj dikur, ishim të trishtuar. Kërkonim më shumë, dikur. Ikëm. Ikëm që të realizonim ëndrrat tona. Udhëtimi ishte i gjatë. Në det kishte dallgë, në qiell kish shkreptima. Ne ikëm. Ikëm larg, pa kthyer kokën prapa. Ishim të zemëruar, nuk kishim më lot. Kërkonim dritë, kërkonim frymëmarrje, kërkonim bukurinë. Kërkonim jetën. Gjetëm fabulën e saj... Gjetëm lotët... harruam buzëqeshjen. Mësuam gjuhët e botës... harruam atë të nënës. Lamë sofrën... u ulëm në restorante. Flakëm zinxhirët... blemë litarët. Qethëm flokët... vumë parukat. Hapëm sytë... vumë gjyzlykët. Kërkuam cicërimën e zogjve... dëgjuam ulërimën e ujkut. Sollëm dëshirat... morëm dëshpërimin. Donim sorkadhen... takuam dhelprën. Pritëm yjet... vëzhguam meteorët. Deshëm detin... notuam oqeanin. Shpresuam përkëdheljen... ndiejmë shuplakën. Besuam në ditën me diell... zgjatëm netët e alkoolit. Mbushëm gotat me verë... shtuam dhimbjen.

Detajet rreth librit
Autori Arben Imeri
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Tregime

Letërsi shqipe

Numri i faqeve 240
Data e botimit Shtator 2014
ISBN 9789994319961
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1200 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune