366 rrëfenja për të ndjellë gjumin (Conarium)

Të gjithë të pranishmit kishin mbajtur frymën, me sytë të ngulur nën barkun e maces Leta, në pritje të zbulojnë fundin e furrikut. Macja Leta ndjeu papritur një pickim ankthi. Ajo e dinte me siguri që atje kishte zogj. Por sakaq e përshkoi frika nëse ata ishin dymbëdhjetë. Por sikur ndonjëra prej vezëve, për arsye që nuk vareshin nga squka, të ishte dështuar? Nuk kishte më kohë për të humbur nëpër ngurrime. Ajo u tendos dhe kërceu jashtë furrikut. Zogjtë lëshuan një yrysh cicërimash të lumtura. Të pranishmit shpërthyen në duartrokitje. Zonja Dumre bëri një hap drejt saj për ta përqafuar. Por macja Leta i ktheu shpinën. Edhe sepse nuk kishte dëshirë ta përqafonte, por edhe se donte më parë t’i shihte zogjtë, të cilët po tundnin flatrat e tyre të vogla, të mbuluara me një push të verdhë, duke u përplasur njëri me tjetrin, në një përpjekje të kotë për të dalë nga furriku. Ajo u përkul, e mori secilin në krahë, e përqafoi dhe e vuri në tokë. Ishin dymbëdhjetë. Macja Leta mori frymë e lehtësuar dhe u nis drejt daljes së pularisë. Turma u hap në të dyja anët, për t’i liruar kalimin. Kur arriti në mes të oborrit, vuri re se tufa e zogjve po e ndiqte duke cicëruar hareshëm.

Detajet rreth librit
Autori Besnik Mustafaj
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Letërsi shqipe

Libra të rinj

Numri i faqeve 320
Data e botimit Nëntor 2021
ISBN 9789928348500
Gjuha Shqipe
Libër fizik
1300 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune