Amerikani

Pas një krijimtarie të suksesshme poetike, shkrimtari Odise Kote prej kohësh është një emër përherë e më i njohur i prozës së suksesshme. Romani “Amerikani” është përpjekje serioze për të parë fatin e njeriut nën diktaturë. Përvojat personale të autorit shndërrohen në eksperiencë për narratorin, veçanërisht në modelimin e karaktereve dhe situatave. Një libër që lexohet me kërshëri prej lexuesit që kërkon letërsinë e mirë.

Rudolf Marku

 

Romani “Amerikani” sugjeron larmi mënyrash leximi, por së pari lexohet si elegji mbi natyrën efemere të lirisë individuale. Rrëfimtari, me pragmatizëm estetik, adapton një ton omnipotent e shpesh poetik, shndërrohet spontanisht në një lloj Virgjili udhërrëfyes, jo aq si ndihmë për protagonistin e shokuar sesa për të orientuar vetë lexuesin.

Gëzim Basha

 

Detajet rreth librit
Autori Odise Kote
Shtëpia botuese Botimet Toena
Kategoria

Roman

Numri i faqeve 312
Data e botimit Tetor 2022
ISBN 9789928376299
Gjuha Shqip
Libër fizik
1200 Lekë

Dërgesa brenda 2-5 ditë pune