KLEA DHIMA

Klea Dhima ka mbaruar studimet Bachelor për Filozofi dhe Master shkencor “Etikë në Institucione dhe Lidership” në Departamentin e Filozofisë, Universiteti i Tiranës. Aktualisht punon në Bashkinë e Tiranës, Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore.


Ka botuar dy libra me poezi:


  • “Shpirti në letër” - 2015
  • “Ikja nuk është fund” - 2019

Është vlerësuar me çmime nga konkurse të ndryshme në kategoritë poezi, prozë dhe ese. Shkrimet e saj gjenden të botuara në antologji të ndryshme si: “Poezia në një ditë”, botim i mundësuar nga Ministria e Kulturës; “Hapat”, botim i mundësuar nga Ministria e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale; “Shtegtim dhe identitet” mundësuar nga Botimet Toena, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Librit dhe Promocionit; “Unë zgjedh të ndryshoj botën duke shkruar”, “Me gjoksin flamur”, “Students for good governance”.


Shpërndaje