Shporta juaj është bosh
Kjo politikë e privatësisë përcakton të drejtat tuaja dhe detyrimet tona në lidhje me përpunimin e informacionit tuaj personal. Mbrojtja e të dhënave personale bazohet në përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme. Me anë të mjeteve informatike Botimet “Toena” mbledh dhe përpunon të dhënat personale për të ruajtur komunikimin me klientët dhe cilësinë e shërbimit. Kjo Politikë e Privatësisë vlen vetëm për përdorimin e informacionit tuaj personal të marrë nga ne, nuk vlen për informacionin tuaj personal të mbledhur gjatë komunikimit tuaj me palët e treta.
Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë për Botimet “Toena”. Për këtë arsye zotohet të zbatojë me përpikëri të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, të përcaktuara në Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.
Mbledhja e të dhënave personale nga ana jonë kryhet për disa qëllime, si; verifikimi i identitetit dhe një database të personave që vizitojnë faqen, zgjidhja e çështjeve dhe kërkesave të caktuara të adresuara nga përdoruesi, sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera nëpërmjet këtij website-i, komunikimi i ofertave promocionale bazuar në interesin dhe pëlqimin e klientit.
Të dhënat personale mbrohen nëpërmjet fjalëkalimit që vetë klienti përdor për kryerjen e blerjeve në rrugë elektronike. Gjithashtu klienti merr përsipër që këtë fjalëkalim ta mbajë gjithmonë konfidencial.
Nëse klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij ёshtё nё rrezik, ai duhet të njoftojë menjëherë Botimet “Toena”. Klienti mund të drejtojë një kërkesë me shkrim në çdo rast duke kërkuar të drejtën e aksesit, korrigjimit, fshirjes së të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre.
Siguria e përdoruesit është një nga elementët e rëndësishëm, për të cilin kemi krijuar mekanizmat e duhura në faqen tone të web-it.Përdoruesi regjistrohet ne faqen e web-it me të dhënat personale. Nëse ai pranon të marrë informacione në mënyrë të vazhdueshme nga Botimet “Toena”, atëherë këto informacione do të dërgohen në adresën e tij të e-mail-it. Ai ka gjithashtu të drejtën të ndërpresë këtë veprim nga ana jonë duke mos marrë më asnjë newsletter.
Në adresën e tij të e-mail-it nga Botimet “Toena” do të vijnë vetëm informacione që lidhen me të rejat dhe ofertat tona. Ne do të respektojmë sigurinë e përdoruesit në çdo moment, duke e përdorur atë vetëm për qëllimet e website-it dhe me aprovimin e përdoruesit.
Botimet “Toena” nuk mban përgjegjësi nëse, gjatë navigimit në këtë faqe, ju mund të hasni problematika të ndryshme për shkak të mungesës së antivirusit, firewall apo browser të papërditësuar në pajisjen tuaj elektronike.