Shporta juaj është bosh
Zbatimi i kushteve të përgjithshme për përdoruesit e website-it dhe blerjet në rrugë elektronike.
Termat dhe Kushtet e përgjithshme të shitjes, të detajuara si më poshtë janë
formuluar për të krijuar një marrëdhënie korrekte ndërmjet Përdoruesit (këtu e
tutje referuar si Blerësi) dhe “www.Toena.al” (këtu e tutje referuar si Website),
Shtëpisë botuese “Botimet Toena” e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të
Regjistrimit me numër unik identifikimi (NIPT) J61827065F, e vendosur në
adresën: Rruga “M.Gjollesha” K. P. 1420, Tiranë - Shqipëri.
Toena.al është një website i ri, i krijuar për t’u ardhur në ndihmë blerësve në mënyrë elektronike. Për arsye se shumë të dhëna lidhur me produktet tona mund të ndryshojnë, ne rezervojmë të drejtën për ta përditësuar këtë website në çdo moment që do të duhet rifreskim i të dhënave, pa njoftuar për ndryshimet e kryera. Për këtë arsye përdoruesi do të duhet të kryejë kontrolle të vazhdueshme për një produkt deri në momentin e realizimit të porosisë.
Blerësit dhe përdoruesit e faqes së webit do të jenë të informuar në çdo moment për librat tanë sipas kategorive dhe specifikimeve të secilit. Ne marrim përsipër vërtetësinë e çdo informacioni të shkruar në website për secilin libër. Ju duhet të jeni në dijeni të çdo informacioni specifik të shkruar për librin që dëshironi të porosisni. Kështu shmangen keqkuptimet që mund të krijohen pas marrjes së porosisë nga ju. Ne garantojmë disponueshmërinë e çdo libri të publikuar në faqen e web-it, duke krijuar lidhjen me gjendjen e librave në magazinën tonë.
Për të kryer një blerje online ju duhet të shkruani adresën e website: http://www.Toena.al Pasi të hapet faqja ju mund të kërkoni librin e preferuar te butoni search. Nëse nuk kërkoni një libër specifik, ju mund të shikoni të gjithë titujt e librave tanë të ndarë në kategori, nënkategori dhe grupmosha. Mund të shikoni gjithashtu edhe sugjerimet tona, ose librat më të shitur.
Pasi të zgjidhni librin që ju pëlqen, të shikoni kopertinën dhe të keni lexuar të dhënat përkatëse shtypni butonin shto në shportë dhe shporta do të mbajë numrin e librave të porositur. Ju mund të shikoni brenda në shportë nëse dëshironi të hiqni një libër të shtuar.
Për të mbyllur porosinë ju duhet të zgjidhni një mënyrë për të kryer pagesën, cash ose paypal.
Personat që do të zgjedhin opsionin cash do të telefonohen për të konfirmuar porosinë e kryer.
Në shportë do t’ju shfaqet gjithashtu edhe vlera përfundimtare, pasi të llogaritet në mënyrë elektronike nga sistemi sipas kushteve të postës dhe raportit të vendosur peshë-distancë.
Personat që mund të kryejnë blerje online duhet të kenë mbushur moshën 18 vjeç.
Klienti duhet të japë të dhëna të sakta si edhe të mbajë sekret fjalëkalimin me anë të të cilit regjistrohet në website. Identifikimi dhe fjalëkalimi qe përdoruesi përdor për t’u regjistruar nuk shërben për kryerjen e pagesave.
Për çdo porosi të marrë klienti do të pajiset me kuponin tatimor.
Porosia mund të anulohet vetëm nëse ajo nuk arrin te blerësi në afatin e premtuar. Në të kundërt, kur blerësi e merr librin, nuk ka të drejtë të bëjë kthim të tij.
Shtëpia Botuese “Toena” merr përsipër shpërndarjen e librave që ajo boton. Me personelin, mjetet e transportit dhe libraritë që disponon organizon shpërndarjen dhe tregtimin e botimeve të saj në të gjithë vendin, si dhe disa prej qyteteve kryesore të Europës, kryesisht atje ku numri i emigrantëve shqiptarë është më i madh. Disa prej librarive të saj janë hapur në qytete të tilla si Tiranë, Durrës, Vlorë, Orikum, Sarandë, Prishtinë, Shkup.