MBI ROMANIN “ZJARRVËNËSIT”

Doktori Xhonatan Mëri ka frikë se e bija e tij e porsalindur mund të mos jetë aq e padëmshme sa duket.
Semi Ënju po lufton me të kaluarën e tij të errët dhe ka frikë se dhunën që ka në gjak e ka trashëguar edhe tek i biri.
Qyteti është në flakë dhe autoritetet po humbasin kontrollin e situatës. Ndërsa gjendja kalon në kaos dhe kufijtë midis fantazisë dhe së vërtetës, të drejtës dhe të gabuarës, fillojnë të mjegullohen, kë do të zgjedhin të mbrojnë këta dy baballarë?
 
Në sfondin e një vere të nxehtë dhe të çuditshme në Belfast, romani tejet magjik i Carson-it “Zjarrvënësit”, është historia e dy baballarëve, të cilët, në mënyra krejt të ndryshme, kanë frikë nga fëmijët e tyre: Semi i trembet djalit të tij Mark që komploton nga dhoma e tij e gjumit në papafingo dhe Xhonatani nga e bija, e cila mund të ketë trashëguar fuqitë e çuditshme të nënës së saj. Ndërkohë Belfasti po digjet në flakë, i frymëzuar nga një YouTuber misterioz, i cili nxit moshatarët e tij të rrethojnë kufijtë e lartësisë gjashtë metra duke ndezur zjarret e mëdha të korrikut.
Ashtu si në pjesën më të madhe të shkrimeve të saj të mëparshme, Carson ndërthur së bashku fantastiken me të përditshmen në “Zjarrvënësit”. Përse i pëlqen asaj realizmi magjik? “Unë arrij në një pikë të caktuar me realizmin dhe thjesht mendoj, a mund të shkojmë edhe pak më larg? A ka ndonjë shtresë tjetër? Po sikur ajo të fluturonte? Po sikur të zhdukej? Dhe kështu, është si një lojë brenda meje, të cilës i pëlqen të shtyjë kufijtë e asaj që mundem.”
 
Ajo mendon se rrënjët e interesit të saj për fantastiken shtrihen në edukimin e saj fetar në fëmijëri. “Cilado qoftë forma kryesore e gjuhës së rrëfimit që mësoni, ajo është si gjuha juaj e parë,” thotë ajo. “Absurdi dhe surrealja, - shton ajo, - mund të jenë një mënyrë efikase për të eksploruar çështje të mëdha”.
 
Heronjtë e saj janë “njerëz si Gabriel Garcia Marquez, të cilët përdorin absurdizëm, metafora dhe figura për të thënë disa gjëra vërtet të vështira, që do të kishin qenë tepër të rënda për ta, nëse do t’i thoshin drejtpërdrejt.”


Shpërndaje