Shporta juaj është bosh
·
Nuk kisha
lexuar më parë libër nga ky autor dhe nuk e dija çfarë pritshmërie të kisha.
Jam befasuar! -Anisa Busho
·
Një libër me
nuanca historike që flet për bashkëjetesën e gjermanëve dhe sllovenëve por
gjithashtu dhe për dashurinë. -Ana Shkembi
·
Nuk u çudita
kur pashë se libri kishte shumë pjesë historike lufte. Kjo zakonisht është
tipike për autorët ballkanikë por gjithsesi Drago di si të të mbajë mbërthyer
para librit. -Albi Zaçe
·
Një libër që
frymëzon shumë pavarësisht se jeta e personazheve nuk përfundon gjithmonë mirë.
-Adrialdo Zaçellari
·
Personalisht,
kam ndjerë shumë kënaqësi kur “udhëtoja” bashkë me autorin në vendodhjet e
mrekullueshme të Sllovenisë të përshkruara aq bukur nga ai. -Brikena Dumbo
·
Nga titulli
mendon se do të lexosh një histori dashurie por në fakt është një histori
lufte. Autori tregon me një stil të bukur se si lufta i lë njerëzit dhe gati e
ndien dhimbjen bashkë me ta. -Drini Agolli
·
Një mesazh i fortë që
të mbetet në mendje është se mizoria
është kudo ku njerëzit duan të mbijetojnë ose ku njerëzit kanë pushtet. Ky
mesazh të mbetet më shumë se sa historia e dashurisë në roman. -Dafina Mitre
·
Autori tregon
ngjarjet pa gjykuar dhe por vetëm duke vëzhguar të gjitha ndodhitë dhe ja
tërësisht lexuesit gjykimet për personazhet. -Enxhi Avxhi
·
Një kryevepër
e Dragos! Ja vlen çdo faqe! -Ester Dashi
·
Një mesazh i
fortë që mora nga ky libër ishte se kur
tashmë mendon se do të ndjekësh një rrugë të caktuar dhe se kjo rrugë është e
mirë, e saktë dhe e drejtë, gjithçka kthehet dhe duhet t’ja nisësh përsëri.
-Elena Mustafa
·
Stili i Jancar është i
mrekullueshëm sidomos kur përshkruan ndjenjat njerëzore. -Era Shpendi
·
Romani i tij është
vërtet interesant dhe i jashtëzakonshëm. Nuk e prisja se një shkrimtar se vjen
nga një “letërsi e vogël” të shkruante kaq mjeshtërisht. -Eleni Vesholliu
·
Më pëlqen shumë që
autori fokusohet te një temë delikate- problemi i ruajtjes së dinjitetit
njerëzor në rrethana të vështira. Pavarësisht se Jancar nuk është shkrimtar
sentimental, ai i ndërthur shumë bukur historinë dhe ngjarjet emocioanle të
dashurisë. -Erisa Zili
·
Shkrimtari nuk është
vetëm një vëzhgues, por shpeshherë luan dhe rolin e psikologut. Kjo na bën të
kuptojmë më mirë brendësinë e personazheve. -Grisela Shallas
· Romani "Dhe dashuria gjithashtu" flet shumë për kohën kur Mbretëria e Jugosllavisë ra nën presionin e nazistëve dhe fashistëve dhe Sllovenia u nda midis Gjermanisë, Italisë dhe Hungarisë. Por midis luftës shpaloset dhe historia e dashurisë e përshkruar shumë bukur nga autori. -Grejsi Ustalli
·
Rrëfimi i Jancar bëhet
akoma më i bukur sepse e kalon zërin nga një personazh te tjetri, duke shfaqur
një pamje panoramike të ngjarjeve nga secili prej pjesëmarrësve dhe paraqet të
vërtetën e gjithësecilit. -Josena Bica
·
Është e rëndësishme të
theksohet se gjithçka në këtë libër, përveç historisë së dashurisë, bazohet në
fakte të hulumtuara me kujdes dhe peripecitë e luftës në Evropën Qendrore dhe
në Ballkan. -Kristi Brahushi
·
Romani i mrekullueshëm,
interesant, emocionalisht tronditës. -Kristi Cikopana
·
Drago Jancar: për
mendimin tim, një nga shkrimtarët më të mirë të Evropës moderne! -Kristina
Çobani