Shporta juaj është bosh
·
Një pasqyrim i shumë
njerëzve dhe qëndrimeve që mbajnë njerëzit në Bullgari, -Qemal Saraçi
·
Mu duk si një himn i
thurur për qytetin e Sofies. -Krisjana Hysa
·
Një koleksion tregimesh
të vendosura në kryeqytetin bullgar. Një të riu shqiptar i shton kuriozitetin
për të lexuar më shumë për jetesën në Bullgari. -Kristina Kuqo
·
Gjatë tregimit,
metaforat dhe krahasimet e përdorura nga autori e bëjnë leximin shumë të
këndshëm. Stili i përdorur prej tij është shumë i mprehtë. -Kleidis Myslli
·
Personazhet unike,
shpeshherë të çuditshme në këto tregime marrin jetë, në hapësirën e vetëm disa
faqeve. Këta janë banorët e Sofjes - lypës, prostituta, banditë, vrasës, ciganë
dhe qytetarë të pakënaqur në kërkim të kuptimit në jetët e tyre të shtypura.
-Kristel Tole
·
Shohim personazhe të
mërzitur me punën e tyre, aq sa u duken dhe banale dhe vetëm atëherë e gjithë
situata ndryshon dhe të bën akoma më kurioz si do përfundojë. Jua rekomandoj!
-Kostika Vasili
·
Autori ka dashur të
tregojë jetën e vërtetë të kryeqytetit bullgar të Sofjes. Kjo më bëri të hy më
thellë dhe në mendësinë e këtyre njerëzve. -Mikaela Sholla
·
Ka diçka në këtë
histori që të tërheq shumë. Mund të përqendrohesh te shkëlqimi dhe magjepsja
dhe të rinjtë, por në këto histori të lexuara shpejt autori na fut në jetën e
banorëve të vërtetë të rrugëve të Sofjes. -Rozalinda Bebri
·
Titulli
të intrigon dhe të bën shumë kuroz për ta lexuar! Ja vlen shumë! E rekomandoj!
-Kristina Jovan
·
Pyetja që ne shpeshherë
ja bëjmë vetes na vjen që në titull! Shumë shkrim interesant! Kristi Korcari
·
Duke lexuar këtë libër
kuptojmë që jo vetëm njerëzit e Balkanit janë të ngjashëm por njerëzit në
përgjithësi. Shumë interesant! - Klea Seitllari
·
Nga titulli mendova se
do të ishte një libër me nota depresive por jo- ishte një libër lidhur me
dashurinë por lidhur më shumë me dyshimin. -Kostika Xega
·
Jo më kot është fitues
i çmimeve letrare! Një autor që më suprizoi! -Letizja Jani
·
Më pëlqeu përshkrimi i
detajuar për qytetin e Sofjes! -Mateos Bregu
·
Më suprizoi si autor,
Ishte hera e parë që lexova një libër të tij dhe e rekomandoj shumë! -Markeljan
Leno
·
Një libër i fuqishëm që
e sheh dashurinë ndryshe. -Maria Zaimi
·
Libri në fakt të
trondit por për mirë! -Niko Mele
·
Një libër i vërtetë, që
tregon një pamje të vërtetë të një qyteti ballkanik që shpesh nuk vlerësohet aq
sa duhet! -Pamela Afesllari
·
Titull i veçantë. Të
ndez menjëherë dëshirën për ta lexuar!-Rea Carciu
·
Një libër që është himn
për dashurinë por e parë nga një këndvështrim tjetër! -Renato Emin
·
Është nga ato libra që
merret me jetën e çdo njeriu nga nivele dhe botë të ndryshme! -Rudina Shkembi
·
Më pëlqeu që autori i
jepte fokus dhe njerëzve të rrugës dhe jo njerëzve me një jetë “perfekte”! -Rolando
Zhymi
·
Nuk e prisja të mrekullohesha
nga një autor ballkanas kaq shumë sepse prisja të lexoja për luftë por vërtet e
rekomandoj -Tea Isallari
·
Titulli i ka treguar
dhe përmbledhur të gjitha! E rekomandoj! -Vasilika Nikolla