PËRSHTYPJE NGA LEXUESIT

·         Tema e librit është fantastike dhe pazakontë dhe të bën të qeshësh shpesh herë me simbolikat e përdorura. -Stelina Fejzolli

·         Shumë nga personazhet janë të pazakontë dhe janë prodhim i një fantazie fantastike. -Rinalda Gorreja

·         Zgjedhja e personazheve dhe simbolikave është mjaft ekstravagante dhe e pa hasur me parë. -Semi Kita

·         Një libër i pazakontë ku metafora dhe simboli mbizotëron në çdo faqe. E kam shijuar çdo faqe të tij. -Stibli Lloshi

·         Emri i romanit "Theodhosi i vogël" më bëri të mendoj se historia do të ishte me elemente fetare por në fakt ishte diçka përtej çdo imagjinate. -Sara Zaçe

·         Ndihet në çdo faqe sikur është skenari i një filmi vizatimor.-Valentina Peto

·         Çdo ngjarje e treguar të bën edhe me kurioz për ngjarjet që do pasojnë dhe do të pret të shohësh se deri ku ka shkuar imagjinata e autorit. -Xhovana Cito

·         Theodhosi i vogël është në qendër të vëmendjes thuajse në gjithë romanin por shohim se si autori i vë të gjithë në plan të parë herë-herë dhe kjo të bën t’i mbash mend detajet më mirë. -Zydi Hanxhara

·         Mund të shihet se gjuha e përdorur në përgjithësi nga personazhet dhe dialogu janë të mbushura me një humor të lehtë e kjo bën që shpesh mos e presësh që ngjarjet do përshkallëzojnë në mënyrë të dhunshme. -Alsejni Dervishaj

·         Fundi ishte befasues, aq sa bezdisesh pak nga ndryshimi i papritur i planit dhe këndvështrimit të personazheve. -Agjerim Mancellari

·         Për një libër me një imagjinatë kaq të pazakontë, mungesa e detajeve e dëmton paksa imazhin që lexuesi përpiqet të krijojë nga leximi i ngjarjeve. -Alisa Mucollari

·         Në fillim autori na njeh me vendin dhe atmosferën ku do zhvillohen gjithë ngjarjet por pastaj ngjarjet zhvillohen shumë shpejt dhe të lodh pak leximi i librit. -Amanda Qose

·         Do e cilësoja si një libër mbresëlënës, plot të panjohura e të padëgjuara! Do e rekomandoja ta lexonin të gjithë! -Elda Goroveci

·         Romani duket më shumë si një lojë dhe rrjedh shumë bukur duke na lënë në pritje të “shpikjes së radhës”. -Ermonela Hamolli

·         Ishte e shkruar në një mënyrë shumë origjinale dhe imagjinata e autorit të lë pa fjalë! -Enea Jani

·         Autori ka shpalosur një imagjinatë të gjerë, ka krijuar personazhe të reja, ka krijuar botën e tij dhe ju ftoj të gjithëve që ta lexoni! -Ergisa Meço

·         Një imagjinatë surreale e përdor që nuk e kisha hasur në libra të tjerë. -Evangjelia Zhobro

·         Ky libër duket sikur është një përrallë për fëmijë por nga ana tjetër dhe një përrallë për të rritur. -Flora Benga

·         Një libër i rrallë, me një fantazi që kalon çdo pritshmëri! -Grasiela Tanasica


Shpërndaje