Të dhëna mbi autorin
Adam Foulds-i
lindi në vitin 1974. Kreu studimet Master për letërsi në universitetin "East Anglia" dhe aktualisht jeton në Londrën jugore. Romanin e tij të parë, "E vërteta" për këto kohë të çuditshme", e botoi në vitin 2007 dhe librin poetik "Fjala e
thyer", një vit më pas. Adam Foulds-i është fitues i disa çmimeve, si: Çmimi i Poezisë "Costa" (2008), Çmimi "Somerset Maugham" (2008), Çmimi i Letërsisë "Southbank Show" (2008) Çmimi "Betty
Trask" (2007). "Labirinti i zgjimit" ka
qenë në listën e finalistëve të çmimit "Man
Booker Prize" në vitin 2009.
Të dhëna mbi përkthyesin
Gëzim Qendro (Tiranë, 1957). Në vitin 2009 ka fituar titullin "Doktor i Shkencave në Estetikë", shkolla e Doktoraturës, Universiteti Paris VIII, Saint-Denis, Francë. Ka përkthyer nga
disa gjuhë të huaja
(anglisht, italisht, frengjisht)
autorë, si: Gustav Janousch, Vladimir Fedorovski, Alberto Bevilacqua, Martin Gray, Paolo Coelho, Matia Calinescu etj. Përkthyesi i romanit "Labirinti i zgjimit".
"Mbështetja e Komisionit Europian për prodhimin e këtij materiali nuk përbën një mbështetje të përmbajtjes së tij, i cili reflekton pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mban përgjegjësi për asnjë përdorim të informacionit që gjendet në të."