Të dhëna mbi përkthyesin
Erion Gjatolli është diplomuar në Gjuhë dhe Kulturë Italiane në vitin 2005 në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Për Shtëpinë Botuese Toena Gjatolli ka përkthyer në 2015 romanin e Alberto Moravia “Mërzia”, në vitin 2016 romanin e Daniele Del Giudice “Horizont i lëvizshëm”(Fitues i çmimit Europian në Letërsi EUPL) dhe në vitet 2017-2019 romanet e Paulo Coelho-s: “Dorëshkrimi i gjetur në Akra”, “Spiunia” dhe “Hippie”. Ai ka vijuar me autorë të tjerë italianë si Giulia Besa me romanin e saj “Binjaket” (Toena, 2021). Gjatolli ka përkthyer gjithashtu serinë e eseve dhe kujtimeve nga gjuha italiane: “Scritti corsari” nga Pier Paolo Pasolini për Shtëpinë Botuese Dudaj, “I segreti di Istanbul” nga Corrado Augias për Living Editions dhe “Un innocente in trappola” nga Massimo Romagnoli për Botimet Dita. Erion Gjatolli gjithashtu ka përkthyer nga italishtja në gjuhën shqipe tregime të shkurtra dhe punë poetike të botuara në gazeta dhe revista letrare (Dino Buzzato, Pier Paolo Pasolini, Fabrizio De Andre) dhe shfaqje teatrale të vëna në skenë në Teatrin Kombëtar në Tiranë (István Örkény), dhe tregime të shkurtra e poezi nga shqipja në italisht të botuara në një antologji italiane (Idea, Sansoni).