Të dhëna mbi autorin

Daniel Kehlmann u lind në vitin 1975 në Munih dhe jeton mes Vjenës, Berlinit dhe Nju-Jorkut. Si një nga emrat më përfaqësues të letërsisë gjermane, Kehlmann është nderuar për veprat e tij me shumë çmime të rëndësishme letrare, si: Çmimi “Candide”; Çmimin Letrar të Fondacionit “Konrad Adenauer”; Çmimi “Doderer”; Çmimi “Kleist”, Çmimi Letrar “WELT”, Çmimi “Thomas Mann”. Ndër veprat e tij më të rëndësishme mund të përmendim “Die Vermessung der Welt” (Matja e botës), “Ich und Kaminski” (Unë dhe Kaminski), “Ruhm” (Lavdia), “F” etj. Romani “Die Vermessung der Welt” u shndërrua në romanin më të rëndësishëm të letërsisë gjermane të pasluftës, i përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të huaja. Librat e Kehlmann-it kthehen përherë në suksese letrare. Romani “Tili” ka qenë për një vit rresht libri më i shitur në Gjermani me një tirazh prej 400 000 kopjesh.


Të dhëna mbi librin
Të dhëna mbi përkthyesin

Anrila Spahija (Anna Kove) është shkrimtare dhe përkthyese e letërsisë gjermane në shqip. U lind në qytetin e Pogradecit më 25 prill 1968. Pas mbarimit të gjimnazit në vendlindje studioi “Gjuhë shqipe dhe Letërsi” dhe u diplomua në vitin 1990 në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2001 certifikohet nga “Instituti Goethe” në Gjermani me Diplomën “Gjermanishtja si gjuhë e huaj në teori dhe praktikë” si mësimdhënëse e gjuhës gjermane. Kontributi i autores Kove në fushën e letrave është i pandarë nga ai i përkthimit të letërsisë gjermane, duke sjellë në shqip emra të mëdhenj të saj, si Paul Celan “Lulëkuqja dhe Kujtimi”, nobelisten Herta Müller “Kafsha e zemrës” dhe “A ke shami?”, Clemens Meyer me librin e tij “Nata, dritat”, Ilse Aichinger me romanin “Shpresa më e madhe”, poeten Rose Ausländer “Unë ende luaj”, Antologjinë “Mjeshtër të prozës së shkurtër gjermane”, si edhe shumë cilke poetike dhe tregime të autorëve S. Kirsch, M. L. Kaschnitz, B. Brecht, I. Bachmann, N. Sachs etj. në shtypin letrar të kohës.




"Mbështetja e Komisionit Europian për prodhimin e këtij materiali nuk përbën një mbështetje të përmbajtjes së tij, i cili reflekton pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mban përgjegjësi për asnjë përdorim të informacionit që gjendet në të."