Të dhëna mbi autorin

Laura Freudenthaler, u lind në vitin 1984 në Salzburg. Ajo ka studiuar gjuhë dhe letërsi gjermane, filozofi dhe për çështje gjinore. Aktualisht jeton në Vjenë.  

Fillimisht ka botuar një libër me tregime “Der Schädel von Madeleine”, në vitin 2014. Romani i saj i parë “Mbretëresha hesht” është vlerësuar me  çmimin Förderpreis zum Bremer Literaturpreis 2018 dhe si debutimi më i mirë gjerman i vitit 2018 në Festivalin e romanit debutues në Chambéry. Në vitin 2019, ka botuar romanin e saj të dytë “Histori shpirtrash”, i cili është fitues i Çmimit Europian për Letrësinë (EUPL) 2019. 


Të dhëna mbi librin
Të dhëna mbi përkthyesin

Irena Nasi është lindur më 1978. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës si përkthyese dhe interprete e gjuhës gjermane. Më pas ka ndjekur edhe disa kurse të ndryshme pasuniversitare. Aktualisht është përkthyese pranë Ambasadës Austriake, Tiranë. Ajo ka përkthyer mjaft vepra nga letërsia gjermane si: “Histori shpirtrash”, roman i autores austriake Laura Freudenthaler; “Tri rrugë për te liqeni”, përmbledhje me novela e autores austriake Ingeborg Bachman; “Blu safari”, roman i autores gjermane Kerstin Gier; “Dashnori i gjysmëhijes”, përmbledhje me tregime e autorit gjerman Alfred Andersh; “Nazisti dhe berberi”, roman i autorit gjerman Edgar Hilsenrath; “Mashtruesja”, roman i autores austriake Kristinë Gren; romanet “Fundjava”, “Leximtari” dhe përmbledhjen me tregime “Lektisje dashurie”, të autorit gjerman Berhard Shlink.





"Mbështetja e Komisionit Europian për prodhimin e këtij materiali nuk përbën një mbështetje të përmbajtjes së tij, i cili reflekton pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mban përgjegjësi për asnjë përdorim të informacionit që gjendet në të."