Shporta juaj është bosh
Nikos Chrysos i
lindur në Athinë, studioi në Departamentin e Biologjisë në Universitetin
Kombëtar të Athinës dhe në Departamentin e Regjisë së Filmit në Shkollën e
Kinematografisë “Lykourgos Stavrakos”. Ai ka botuar romanet “Sekreti i faqes së
fundit”, 2009 dhe “Ditë e Re”, 2018.
Në vitin 2014 ka
redaktuar botimin e rishikuar me shënime të librit “Kohët e Paharrueshme” nga
Lefteris Alexiou si dhe vëllimin e mbledhur “Tregime të Librave”. Që nga
shtatori 2018 ai është zëvendëspresident i Seksionit Grek të Shoqërisë
Ndërkombëtare të Miqve të Nikos Kazantzakis (ISFNK).
Në vitin 2019,
romani i tij “Ditë e re” u vlerësua me Çmimin Europian në Letërsi (EUPL). Në
vitin 2020, Nikos Chrysos u vlerësua me Çmimin Kombëtar të Librit për
krijimtarinë e tij letrare, e cila promovon ndërgjegjësimin shoqëror. Është
pronari i një dyqani të librave të vjetër në Athinë.
Prof.ass.dr. Maklena Nika është pedagoge e
letërsisë greke në Departamentin e Gjuhës Greke, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja,
Universiteti i Tiranës, që prej 2006-s. Ka studiuar për gjuhë dhe letërsi greke
në UT, ku në vitin 2013 ka fituar titullin Doktor në letërsi të krahasuar dhe
në vitin 2015 titullin Profesor i Asociuar. Gjithashtu, ka studiuar pranë
Universitetit Caen, Basse Normandie për “Organizim, drejtim koorporatash”.
Që prej 2010-s ajo
është presidente e Shoqatës Ndërkombëtare “Miqtë e Kazantzakit” për Shqipërinë. Ka përkthyer në shqip disa pjesë teatrale,
si “Më afër”,
Patric Marber; “Portreti i Dorian Gray”,
Oscar Wilde; “Miss Margarita”,
Roberto Athayde; “Shërbëtorët”,
Jean Genet; “Lisistrata”,
Aristofani; “Dadot”, Georgios
Skourtsis; “Nuk dëgjoj, nuk shikoj,
nuk flas”, Jorgos Theodosiadis. Gjithashtu, është përkthyese e
romaneve “Presidenti është zhdukur”, Bill Clinton & James Patterson; “Flokë flakë të kuq”, Kostas
Mourselas; “Ari i rremë”, Maro
Douka; “Udhëtim nëpër Itali, Egjipt,
Sinai, Jerusalem, Qipro, More”, Nikos Kazantzakis; “Konstandina”, Alki Zei; “Eksperimenti”, Mirto Azina Hronidi; “Transitorium”, Vassiliki Rapti; “Në bregun përballë”, Telemak
Koça; “Nadja”, André Breton, “Hebdomeros”,
Giorgio de Chirico; “Ditë e re”,
Nikos Chrysos. Gjithashtu ka përkthyer nga gjuha shqipe në greke
përmbledhjen me poezi haiku “Erashka e
hënës”, Milianov Kallupi.