Të dhëna mbi autorin

Jan Carson është një shkrimtare dhe eksperte artistike e kulturore në Belfastin Lindor. Romani i saj debutues “Malcolm Orange Disappears” (“Zhdukja e Malcolm Orange-it”) u botua më 2014 dhe u përshëndet nga kritika. Dy vjet më vonë, më 2016-n, u pasua nga përmbledhja me tregime për fëmijë, “Children’s Children” (“Fëmijët e fëmijëve”). Përmbledhja me tregime të shkurtra, “Postcard Stories” u botua në vitin 2017 dhe pati një sukses të madh. Romani i Carson-it “Zjarrvënësit” u botua në 2019-n dhe u vlerësua me “Çmimin Europian në Letërsi” (EUPL) 2019. Ajo është përzgjedhur si finaliste e çmimit “Sean O’Faolain Short Story Prize” dhe në vitin 2016 është shpallur fituese e “Harper’s Bazaar Short Story Prize”.


Të dhëna mbi librin
Të dhëna mbi përkthyesin

Maniela Sota ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Letërsisë,  Universiteti i Bukureshtit, në Rumani, dega: Gjuhë-Letërsi Rumune, Gjuhë-Letërsi Angleze.
Në vitin 2010 përktheu “Majkëll Xhekson. Magjia dhe Çmenduria” nga J. R.Taraborrelli; në vitin 2013 përktheu romanin amerikan bestseller “Hopeless” (I pashpresë) nga Colleen Hoover, ndërsa në vitin 2016 “Qyteti pa seks” shkruar nga  Randa Abdel-Fattah dhe “Menaxhimi dhe marketingu i klubeve të futbollit” nga Thanos Kriemadis dhe Nicos Kartakoullis. Për të vazhduar më pas, më 2017-n, me “Vajza e Mirë” shkruar nga Mary Kubica dhe 2018-n me “Mall për ty” nga Harlan Coben.        
Maniela Sota është gjithashtu autore e librave të gjuhës angleze për shkollat fillore dhe të mesme, aprovuar dhe licencuar nga Ministria e Arsimit  dhe Shkencës. Metodat: “Hello 1”, “Hello 2” dhe “English for you 2”.




"Mbështetja e Komisionit Europian për prodhimin e këtij materiali nuk përbën një mbështetje të përmbajtjes së tij, i cili reflekton pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mban përgjegjësi për asnjë përdorim të informacionit që gjendet në të."