Shporta juaj është bosh
Erion Gjatolli është diplomuar
në Gjuhë dhe Kulturë Italiane në vitin 2005 në Universitetin Shtetëror të
Tiranës. Në vitin 2015 përktheu romanin e Alberto Moravia-s “Mërzia”, në vitin 2016
romanin e Daniele Del Giudice “Horizont i lëvizshëm” (Fitues i “Çmimit
Europian në Letërsi” EUPL) dhe në vitet 2017-2019 romanet e Paulo Coelho-s: “Dorëshkrimi i gjetur në Akra”, “Spiunia” dhe
“Hipi”. Ai ka vijuar me autorë të tjerë italianë si Giulia Besa me romanin e
saj “Binjake” (2021). Gjatolli ka përkthyer gjithashtu serinë e eseve dhe
kujtimeve nga gjuha italiane: “Scritti corsari” nga Pier Paolo Pasolini, “I
segreti di Istanbul” nga Corrado Augias dhe “Un innocente in trappola” nga
Massimo Romagnoli.
Erion Gjatolli gjithashtu ka
përkthyer nga italishtja në gjuhën shqipe tregime të shkurtra dhe punë poetike
të botuara në gazeta dhe revista letrare (Dino Buzzato, Pier Paolo Pasolini,
Fabrizio De Andre) dhe shfaqje teatrale të vëna në skenë në Teatrin Kombëtar në
Tiranë (István Örkény), dhe tregime të shkurtra e poezi nga shqipja në italisht
të botuara në një antologji italiane (Idea, Sansoni).
Që nga viti 2008 ai ka
përkthyer shumë filma, serialë televizivë dhe dokumentarë për rrjete televizive
lokale, festivale kombëtare dhe ndërkombëtare të filmit (Tirana International
Film Festival, Giffoni Film Festival, Digitalb).