Të dhëna mbi autorin

Albert Cohen lindi në vitin 1895 në Korfuz (Greqi). Ndoqi shkollën e mesme në Marsejë dhe studimet universitare në Gjenevë. Punoi në divizionin diplomatik të Zyrës Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë. Gjatë luftës, në Londër, punoi si këshilltar juridik pranë Komitetit Ndërqeveritar për Refugjatët, ku përfshiheshin: Franca, Britania e Madhe si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë funksion ai ishte përgjegjës për përpunimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare të 15 tetorit 1946 për mbrojtjen e refugjatëve. Pas luftës ai drejtoi një nga agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara.


Të dhëna mbi librin
Të dhëna mbi përkthyesin

Amantia Kapo (Tiranë, 1975) është diplomuar në "Marrëdhenië ndërkombëtare" pranë lnstitutit Kombëtar të Gjuhëve dhe Civilizimeve Orientale (NALCO). Ajo ka punuar si drejtoreshë komunikimi korporativ për një grup europian të specializuar në konsulence teknologjike. Pas  një eksperience të fortë ndërkombëtare, duke përfituar nga kultura e saj e dyfishtë shqiptare dhe franceze, Amantia i  është përkushtuar përkthimit letrar tashmë që prej 10 vjetësh. Ajo është përkthyesja e një sërë autorësh në zë, si: Marie Ndiaye, Antoine De Saint Exypert,   Andre Malaraux, Simone de Beavoir si dhe fituesin e cmimit Nobel J.M.G. Le Clezio,
Përkthyese e romanit "E bukura e të zotit".




"Mbështetja e Komisionit Europian për prodhimin e këtij materiali nuk përbën një mbështetje të përmbajtjes së tij, i cili reflekton pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mban përgjegjësi për asnjë përdorim të informacionit që gjendet në të."