Shporta juaj është bosh
Raquel Martinez lindi në Albacete më 1973. Ajo ka marrë titullin "Doktore e Shkencave në Informatikë nga "Universiteti Complutense i Madrid.it", si dhe është specializuar në Marrëdhenie Ndërkombetare, Martinez krahas zhvillimit të punës në profesionin e saj në fushën e bashkëpunimit për zhvillim, ka marrë pjesë në programe të ndryshme shkëmbimi universitar në Meksikë, Argjentinë dhe Kubë. Ajo jeton aktualisht në Madrid dhe është përgjegjëse për komunikimin në fondacionin Carolina. Raquel Martinez është nderuar me disa çmime letrare, ndër të cilat vlen të përmendet ai i Qytetit të Mostoles më 2002, për librin "Në ngjyrën e Havës". Ndërsa për librin "Hije të Njëbrirëshit" ështp nderuar me "Çmimin XII" të romanit "Ateneu i Ri".
Lorida Demiraqi (Tiranë, 1980) ka kryer studimet Master në drejtimin "Vleresim i disavantazheve dhe paaftesive në punë", në Universitetin e Madridit, Spanjë, Fakulteti i Shkencave Sociale. Që nga viti 2007 punon në Ambasadën Spanjolle në Tiranë në rolin e përkthyeses dhe interpretes. Ajo ka përkthyer autorë si Manuel Montobbio ashtu si edhe përkthime studimore të autorëve të ndryshëm,
Përkthyese e romanit "Hije të Njëbrireshit".