Të dhëna mbi autorin

Eric-Emmanuel Schmitt lindi në mars të vitit 1960. Kreu shkollën e mesme në “Lycée du Parc” në Lion të Francës dhe, më pas, ndoqi studimet e larta në Paris (1980-1985). Ai mban titullin “Doktor” në filozofi. Dramaturg, romancier, eseist, kineast, Eric-Emmanuel Schmitt është bërë brenda një dhjetëvjeçari një nga autorët frankofonë më të lexuar e më të pranishëm në botë. Pas sukseseve të njëpasnjëshme në teatër, ai botoi një sërë romanesh dhe përmbledhje novelash. I vlerësuar sa nga publiku po aq edhe nga kritika, pjesët e tij teatrale janë nderuar me shumë çmime “Molier” si dhe e gjithë vepra e tij teatrale është vlerësuar me “Grand Prix” (për teatrin) nga Akademia Franceze.

Schmitt-i është vlerësuar gjithashtu me çmimin “Goncourt” (për novela) për “Concerto à la mémoire d’un ange”; çmimin e romanit historik “Agrippa d’Aubigné”, për romanin “Gruaja në pasqyrë”; me çmimin “Grands Espaces” për librin “Odiseja nga Bagdadi” etj. Veprat e tij janë përkthyer tashmë në 43 gjuhë të ndryshme dhe pjesët e tij teatrale luhen rregullisht në mbi 50 vende. Në Akademinë Mbretërore të Gjuhës dhe të Letërsisë Franceze në Belgjikë, ai është ulur në kolltukun që dikur zinte Colette dhe Cocteau.

Nga Botimet Toena janë sjellë në shqip edhe vepra të tjera, si: “Eliksiri i dashurisë”, “Gruaja në pasqyrë”, “Odetë Gjithkushi dhe histori të tjera” dhe “Oskari dhe zonja rozë”, vlerësuar me çmimet “Prix Chromos” në Zvicër dhe “Grand Prix Etranger” në Belgjikë.


Të dhëna mbi librin
Të dhëna mbi përkthyesin

Blerta Hyska, përkthyese dhe inteprete nga frëngjishtja në shqip. Ka përkthyer libra studimorë: “Partitë politike”, “Sociologjia e komunikimit dhe medieve”, “Europa ekonomike dhe e ardhmja e saj”, “7 dijet e nevojshme për edukimin e së ardhmes”. Romane të përkthyera: “Jeta është e shkurtër dhe dëshira pa kufi” nga Patrick Lapeyre, “Dhe zemra ime e tejdukshme” nga Veronique Ovaldé, “Lista e dëshirave të mia” nga Gregoire Delacourt, “Nagasaki” nga Eric Faye, “Gërsheti” nga Laetitia Colombani, “Fugë për violinë” nga Tedi Papavrami. Vepra filozofike të përkthyera: “Hyrje në filozofi, filozofia për jofilozofët” nga Louis Althusser, “Rëndesa dhe hiri” nga Simone Weil.



"Mbështetja e Komisionit Europian për prodhimin e këtij materiali nuk përbën një mbështetje të përmbajtjes së tij, i cili reflekton pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mban përgjegjësi për asnjë përdorim të informacionit që gjendet në të."