Të dhëna mbi autorin

Drago Jancar është romancier, dramaturg dhe eseist slloven 73-vjeçar. Ai është shkrimtari slloven më i përkthyer. Është i vetmi shkrimtar slloven që ka fituar katër herë çmimin prestigjioz Kresnik për romanin më të mirë të vitit, së fundmi me “Dhe dashuria gjithashtu” në 2018.

Jancar ka marrë një sërë çmimesh letrare, përfshirë: Çmimin e artit më prestigjioz të Sllovenisë, Prešeren në 1993; Çmimin Europian për Prozën në Augsburg në 1994; Çmimin austriak Jean Améry në 1997; Çmimin Kresnik për romanin më të mirë të vitit në 1999, 2001 2011; Çmimin gjermano-austriak Herder për Letërsinë në 2003; Çmimin Europian në Letërsi (EUPL) në 2011; Çmimin francez Prix de l’Inaperçu në 2012 dhe çmimin francez të Librit më të Mirë të Huaj në 2014. Në vitin 2020 ai mori Çmimin Shtetëror austriak për Letërsinë Europiane. Në 2021 ai u bë Doktor Nderi në Universitetin e Mariborit, në vendin e tij të lindjes, Slloveni.


Të dhëna mbi librin
Të dhëna mbi përkthyesin

Nikollë Berishaj është përkthyes dhe autor. Ai ka përkthyer nga gjuha sllovene në shqip autorë me peshë si: Simona Semenič, Milan Dekleva, Janja Vidmar, Gabriela Babnik, Milan Jazbec, Tadej Golob dhe Drago Jančar. Në sllovenisht ka përkthyer nga gjuha shqipe autorë si Ismail Kadare, Millosh Gjergj Nikolla, Qerim Ujkani etj. Gjithashtu ai është autor i disa veprave letrare dhe joletrare si fjalori dygjuhësh “Sllovenisht Shqip, Shqip-Sllovenisht”. Në vitin 2013 është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar “Pretnar Award” dhe mban titullin honorifik si Ambasador i Letërsisë dhe gjuhës sllovene dhe kulturës sllave.



"Mbështetja e Komisionit Europian për prodhimin e këtij materiali nuk përbën një mbështetje të përmbajtjes së tij, i cili reflekton pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mban përgjegjësi për asnjë përdorim të informacionit që gjendet në të."