Milena Selimi ka një eksperiencë të pasur si gazetare, përkthyese, skenariste dhe shkrimtare, si dhe përvojë menaxhimi në media. Ajo është autore e 10 pjesëve teatrale për fëmijë, vënë në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë në periudhën 2010-2012. Gjithashtu, Milena Selimi është autore e librit “Nata e një gruaje” dhe vëllimit me poezi “Muzgu binjak me ëndrrën”. Si përkthyese ka sjellë në shqip autorë bashkëkohorë të letërsisë ballkanike si: Nikola Madzirov, Georgi Gospodinov, Alek Popov, Edo Popoviç, Milen Ruskov, Ognjen Spahić, Vladan Matijević, Lidija Dimkovska, si dhe ka sjellë në shqip vepra të autorëve ballkanas në “Antologjinë Ballkanike”, botuar nga Goethe Institut - Sarajevë. Ajo ka qenë përkthyese në festivalin “Quhem Ballkan” me drama nga autorët Goran Stefanovski, Dejan Dukovski, Elin Rahnev, Tena Štivčič.
Është fituese në Eurodrame 2019 me dramat e përkthyera nga Goran Stefanovski dhe Tena Štivčič. Ka mbaruar Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega “Gjuhë-Letërsi Shqipe”, në Tiranë dhe Universitetin “Kliment Ohridski” Sofje - Master në “Gazetari Televizive” (janar 1997-dhjetor 1997). Zotëron gjuhët bullgarisht, maqedonisht, serbisht, italisht.