Të dhëna mbi autorin

Razvan Radulescu (lindur më 23 tetor 1969) është diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Akademinë e Muzikës në Bukuresht. Debutoi me romanin "Tablou de famili" (Portret familjar, 1995) dhe me "Viata si faptele lui Ilie Cazane" (Jeta dhe faktet e Ilie Kazanes, 1997), i cili fitoi Çmimin e Lidhjes së Shkrimtarëve si shkrimtar debutes. Radulescu është gjithashtu edhe një skenarist i njohur dhe regjisor. Ka qenë drejtor artistik i revistës "Elle Romania" dhe bashkëpunon me gazetat: "Dilema", "22", "Cotidianul", "Time Out". Razvan Radulescu është lektor dramaturgjie në Akademinë e Arteve të Bukura në Karlsruhe (Gjermani) dhe në Universitetin York në Toronto (Kanada). Romani i tij "Theodhosi i Vogël" është nderuar me Çmimin Europian në Letërsi (EULP) në vitin 2011.


Të dhëna mbi librin
Të dhëna mbi përkthyesin

Maniela Sota ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Letërsisë, Universiteti i i Bukureshtit, në Rumani, dega: Gjuhë-Letërsi Rumune, Gjuhë-Letërsi Angleze. Në vitin 2010 përktheu “Majkëll Xhekson. Magjia dhe Çmenduria” nga J. R. Taraborrelli; në vitin 2013 përktheu romanin amerikan bestseller “Hopeless” (“I pashpresë”) nga Colleen Hoover, ndërsa në vitin 2016 “Qyteti pa seks” shkruar nga Randa Abdel-Fattah dhe “Menaxhimi dhe marketingu i klubeve të futbollit” nga Thanos Kriemadis dhe Nicos Kartakoullis. Për të vazhduar më pas, në 2017-n, me “Vajza e Mirë” shkruar nga Mary Kubica dhe në 2018-n me “Mall për ty” nga Harlan Coben, si edhe në 2021-n me “Zjarrvënësit” nga Jan Carson. Maniela Sota është gjithashtu autore e librave të gjuhës angleze për shkollat fillore dhe të mesme, aprovuar dhe licencuar nga Ministria e Arsimit. Metodat: “Hello 1”, “Hello 2” dhe “English for you 2”.



"Mbështetja e Komisionit Europian për prodhimin e këtij materiali nuk përbën një mbështetje të përmbajtjes së tij, i cili reflekton pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mban përgjegjësi për asnjë përdorim të informacionit që gjendet në të."