Të dhëna mbi autorin

Lindur në Athinë, Greqi, në vitin 1919, Margaríta Liberáki u rrit nga gjyshi i saj nga ana e nënës, një botues, pasi prindërit e saj u ndanë. Ajo u rrit në një mjedis të zhytur në energji intelektuale dhe artistike dhe mori një arsimim të shkëlqyeshëm. Liberáki u regjistrua në Universitetin e Athinës para Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi të studionte për drejtësi.
Në vitin 1947, pasi Greqia u çlirua nga sundimi i huaj dhe nisi të përjetonte një luftë të përgjakshme civile, ajo publikoi romanin e saj të parë, “Pemët”.
Ky roman ishte një risi në letërsinë greke që mbështetej në teknikat letrare moderne, të cilat përdoreshin në Francë. Në dy romanet e saj të ardhshme, “Kapelat prej kashte” dhe “Three Summers” (“Tri verat”), të dyja të botuara në vitin 1950, u zhvillua më tej qasja eksperimentale e vëllimit të hershëm.
Për shumë dekada ajo ishte një mishërim i modernizmit multikulturor, si dhe një prani e
konsiderueshme letrare në jetën intelektuale të Athinës dhe Parisit.


Të dhëna mbi librin
Të dhëna mbi përkthyesin

Mirela Xhaferraj është lektore e gjuhës shqipe në Kolegjin Universitar të Londrës (University College London, School of Slavonic and Easter European Studies) në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është gjithashtu trajnere gjuhësore profesioniste e gjuhëve shqip dhe greqisht në Qendrën e Gjuhëve të Huaja pranë Ministrisë së Jashtme Britanike. Për shumë vite ka qenë pedagoge e gjuhës greke në Universitetin e Tiranës ku ka mbajtur edhe titullin Profesore e Asociuar. Në qershor të vitit 2012 ka mbrojtur titullin “doktor” në Universitetin e Tiranës. Xhaferraj është autore e një sërë artikujsh shkencorë dhe kumtesash mbi sistemet gjuhësore të gjuhës shqipe dhe asaj greke si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit. Përkthyese e romanit “Cigarja e fundit” të autores Lena Manda (Botimet Toena, 2017).




"Mbështetja e Komisionit Europian për prodhimin e këtij materiali nuk përbën një mbështetje të përmbajtjes së tij, i cili reflekton pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mban përgjegjësi për asnjë përdorim të informacionit që gjendet në të."