Të dhëna mbi autorin

Réka Mán-Várhegyi lindi në Rumani dhe u shpërngul në Hungari pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990. Ajo është shtetase hungareze që prej vitit 1992. Përmbledhja e saj e parë me tregime të shkurtra “Unhappiness at the Aurora Housing Estate” 2014, u mirëprit pozitivisht nga lexuesit. Gjithashtu Mán-Várhegyi ka shkruar dy libra për fëmijë dhe një libër për adoleshentët, si edhe romanin “Kodra magnetike” 2018. Ajo është vlerësuar me Çmimin Letrar "JAKkendo" (2013); me Bursën Letrare "Horváth Péter" (2015) si edhe Çmimin Letrar "Déry Tibor" (2018). Aktualisht jeton në Budapest, Hungari.


Të dhëna mbi librin
Të dhëna mbi përkthyesin

Ilir Qorri është përkthyes zyrtar i gjuhës hungareze në Shqipëri, i certifikuar nga Ministria e Drejtësisë, gjithashtu merret edhe me përkthime letrare nga hungarishtja në shqip, si: “Misioni Shqiptar” dhe “Ferenc Nopsca”.
Ka përfunduar studimet për Shkenca Politike, në Fakultetin e Shkencave Sociale. Gjithashtu ai është Sekretar i Parë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë OKB-së, Nju-Jork. Më herët ka mbajtur edhe pozicione të tjera të rëndësishme si: Zëvendësdrejtues i Misionit në Ambasadën e Shqipërisë në Budapest, Hungari; Zëvendësdrejtues i Misionit në Ambasadën e Shqipërisë në Zagreb, Kroaci; Referent për Marrëdhëniet me Bashkimin Europian në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.



"Mbështetja e Komisionit Europian për prodhimin e këtij materiali nuk përbën një mbështetje të përmbajtjes së tij, i cili reflekton pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mban përgjegjësi për asnjë përdorim të informacionit që gjendet në të."