Dhimitër Shuteriqi

Dhimitër Shuteriqi ka qenë publicist, partizan i Frontit Nacional-Çlirimtar në Luftën e Dytë Botërore, punonjës, bashkëthemelues dhe drejtues i Lidhjes së Shkrimtarëve, deputet i Kuvendit Popullor, shkrimtar dhe historian i letërsisë shqiptare.

U lind në Elbasan në një familje intelektuale, i biri i Simon Shuteriqit, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit, si dhe një ndër themeluesit e “Normales”. Dhimitri ndoqi mësimet në Liceun e Korçës dhe më pas shkollimin e lartë e ndoqi në Universitetin e Grenoblit dhe Lionit, në Francë. Më 1942-1943 jepte mësim në Elbasan; më 12 maj 1943 u zgjodh sekretar i këshillit krahinor nacionalçlirimtar për komitetin qarkor të Elbasanit.

Është autor i disa veprave dhe studimeve të ndryshme.