Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Johan Volfgang Gëte lindi më 28 gusht 1749 në Frankfurt dhe vdiq më 22 mars 1832 në Weimar të Gjermanisë. Gëte ishte jo vetëm një penë e zjarrtë e poezisë gjermane, por dhe një dramaturg e publicist i disa veprave letrare me tematikë shkencore. Krijimtaria letrare e Gëtes përmban një numër të konsiderueshëm me poezi, drama, tregime e novela. Përveç tyre ai ka publikuar dhe një numër të shumtë dorëshkrimesh autobiografike, estetike, artistiko-letrare, si dhe shkrime me përmbajtje nga fusha e shkencave natyrore. Një rëndësi të konsiderueshme për letërsinë kanë dhe korrespondencat apo shkëmbimet e letrave, gjë të cilën ai e bënte me shumë pasion. Në krijimtaritë fillestare letrare spikasin idetë e tij demokratike të iluminizmit. Gëte njihet edhe sot si një nga figurat më të shquara të letërsisë gjermane dhe asaj botërore.
Libri u shtua në wishlist.