Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Ulliam Shekspir ishte një dramaturg anglez që lindi më 23 prill 1564 në Stratford mbi Avon dhe vdiq më 23 prill 1616 në po të njëjtin qytet. Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të larta. Studimet, analizat dhe komentet rreth tij janë të panumërta, por përfundimi është i njëjtë: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë.
Vepra e tij së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngrihet identiteti i Europës historike. Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njëri ndër shkrimtarët më të famshëm në botë. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme, të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese.
Libri u shtua në wishlist.