Nikollai V. Gogol

Nikoljai V. Gogol, mjeshtri i madh i letërsisë ruse ka lindur në 20 prill 1809 në Bolshoie Soroçini, fshat afër Mirogorodit nga një familje fisnikësh. Babai i tij, Vasil Afanasjeviç, komediograf i shquar, ndikoi që edhe i biri i tij të merrej me letërsi.

Mbasi mbaroi studimet në Peterburg u emërua profesor në Universitetin Patriotik. Edhe pse nisi jetën e zhurmshme të kryeqytetit në novelat e tij me temën e vendlindjes, Ukraina ndizej me koloritin e papërshkruar deri atëherë dhe me veçantinë e një talenti që po spikatej gradualisht.

Vdiq në 4 mars 1852. Dhe mbi varrin e tij është shkruar ky epitaf: "Me fjalën time të hidhur mund të qeshni përjetë".