Edgar Allan Poe
Lindi më 1809 në Boston, ShBA dhe vdiq më 1849 në Virxhinia, në moshën 40-vjeçare. Është poet, shkrimtar dhe një ndër kritikët letrarë më të mirë amerikanë.
Edgar Allan Poe është një nga shkrimtarët amerikanë që i rezistoi kohëve. Veprat e tij janë aq bindëse sot, siç ishin edhe një shekull më parë. Një mendimtar i shndritshëm dhe plot imagjinatë, Allan Poe shkroi tregime dhe poezi që ende shokojnë, duke befasuar edhe lexuesit modern.
Jo vetëm krijimet e tij, por edhe në jetë, Edgar Allan Poe ishte gjithë mister. Për më tepër fundi i tij.
Me tregimet e shkurtra dhe poemat që shkroi, Edgar Allan Poe rrëmbeu imagjinatën dhe interesin e lexuesve anekënd botës. Talenti i tij krijues bëri që ai të merrte pseudonimin “Babai i tregimeve detektive” në mesin e shumë veçorive të tjera.
Poe u kthye në një sensacion letrat në vitin 1845 kur publikoi poezinë “Korbi”, konsideruar si një nga krijimet më të mëdha të karrierës së Poe-së dhe të letërsisë amerikane.
Për njohjen e Poes në shqip, një rol të madh si përkthyes luajti Fan Noli në fillim të shekullit XX, kur ndërmori nismën për të sjellë në shqip kryeveprat botërore. Në këtë listë, ai futi edhe poemën Korbi.