Migel De Unamuno

Migel De Unamuno është një shkrimtar i shquar spanjoll. Lindi më 1864 dhe vdiq më 1936. Ishte një romanicer spanjoll, poet dhe filozof. Atij i pëlqenin shumë paradokset në letërsi, gjë që ka ngjallur një polemikë të gjatë midis kritikëve letrarë, por ai edhe vetë ishte një paradoks i gjallë: një Don Kishot, që fsheh brenda vetes Sanço Pançon, racionalist, që hedh poshtë arsyen, poet në filozofi dhe filozof në poezi, dramaturg në prozë dhe prozaik në dramaturgji, ateist, që vazhdimisht i drejtohet Zotit, ai dukej sikur ishte gatuar nga një sërë kontradiktash.

Tematika jetësore si dhe personazhet origjinale kanë bërë që veprat e tij të pëlqehen dhe të përkthehen në shumë vende dhe popuj të botës.