Tonin Naraci

Tonin Naraçi (doktor i shkencave) lindi në Durrës, më 1938. Vitet e para shkollore i bëri në Shkodër; arsimin e mesëm e kreu pranë Politeknikumit Mjekësor në Tiranë, më 1956. Ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Natyrore (Dega Farmaci) të UT-së dhe u diplomua më 1965.

Veprimtarinë botuese letrare e filloi më 1960. Fillimisht publikoi poezi (vjersha dhe poema), sipas rastit, në faqet letrare të gazetave “Zëri i Rinisë” dhe “Drita” si dhe në vëllimin e tretë të librit “Rrezet e Para” (pjesë të përzgjedhura) i hartuar me konkurs nga krijimtaria e grupit letrar të Pallatit të Kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë. Gjatë viteve 1997-2010 botoi edhe prozë (tregime, novela, etj.), në revistat “Mbas Teje” dhe “Rrezja Jonë” (organe të UCIP-it, Union Catholique Internationale de la Presse Geneva; Dega Shkodër).

Librat e autorit