Karmine Abate
Karmine Abate, arbëresh nga fshati Karfici i Kalabrisë dhe një ndër shkrimtarët më të njohur të Italisë së dy dhjetëvjeçarëve të fundit. Letërsia e Abates mbetet në thelb krijesë e një arbëreshi. Ajo trajton problemet e njeriut të sotëm të Italisë së Jugut parë nga këndvështrimi i arbëreshit. Dhe këto probleme janë kryesisht dy: të ikësh, i detyruar hallesh dhe prej dëshpërimit, nga toka jote e të shkosh si emigrant në vendet e tjera të zhvilluara të botës perëndimore; të qëndrosh e të luftosh me të gjitha forcat reaksionare, që mbajnë prej shekujsh të skllavëruara energjitë e kalabrezit, përfshirë këtu edhe ato të arbëreshit.