Dinos Koubatis

Dinos Koubatis lindi në Athinë. Ai studioi për teatër e filologji franceze dhe punoi si aktor e regjisor në Greqi dhe jashtë saj. Koubatis mori Çmimin Ndërkombëtar “Jonesk” për gjithë veprën e tij regjisoriale. Gjithashtu ka marrë edhe çmime të tjera ndërkombëtare në teatër, por edhe për vepra letrare. Me cilësinë e shkrimtarit, ai i provoi pothuajse të gjitha zhanret. Janë botuar pothuajse njëzet libra të tij si në Greqi ashtu dhe në Francë, Poloni dhe Shqipëri. Njëkohësisht është marrë me gazetari, ka punuar në radio dhe në televizion. Veprat e tij janë përkthyer në mjaft gjuhë, si dhe janë vënë në skenë në teatër apo janë shfaqur dhe janë transmetuar në televizion dhe në radio.
Në vitin 2007 u shpall Profesor Nderi i Bizantologjisë në Universitetin e Valencias dhe Anëtar Nderi i Akademisë Felgueiras të Portugalisë.
Libri i tij “I shtrenjti im Ajvali”, botuar nga Shtëpia Botuese “Psichogios”, përbën objekt disertacioni në Katedrat e Studimeve Neohelenike të universiteteve të huaja.