Lesley Lokko
Lesley Lokko gjithmonë kishte ëndërruar të shkruante, por para se te bëhej shkrimtare, mes shumë punëve të tjera, kishte punuar si kameriere kokteji, punëtore kibuci, menaxhere zyre etj. Por, pas gjithë këtyre peripecive, ajo merr një vendimin të rëndësishëm në jetën e saj: të bëhej arkitekte. Edhe pse emocionohej nga dizenjimi i hapësirave, ajo kurrë nuk e humbi pasionin dhe dëshirën për të shkruar. “Një nga gjërat e mira për të qenë shkrimtar, është së ju mund ta bëni “atë” kudo - dhe unë e bëj”, shkruan ajo.
Pas pesë romaneve të suksesshëm, Lesley tani e ndan kohën midis Johanesburgut, Londrës, Akrës dhe Endinburgut, edhe pse vetë është nga Skocia dhe e rritur në Ganë. Asnjëherë nuk i ka pëlqyer ideja e të qëndruarit në një vend. Jeta e saj është gjithmonë në lëvizje, ku pjesën më të madhe të kohës e kalon si udhëtare, nëpër aeroporte, duke u njohur me njerëz të rinj, mendime te reja, që shërbejnë si zanafilla e romaneve të saj.
Duke jetuar në dy apo tre vende, të cilët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, ajo ka mësuar se pavarësisht çdo gjëje, njerëzit përjetojnë të njëjtat emocione: dashuri dhe miqësi, sekrete dhe gënjeshtra, pasione dhe xhelozi, dhe për një shkrimtar nuk ka frymëzim më të mirë...