Jan Mehlum

Jan Mehlum lindi në Tonsberg, Norvegji, më 1 janar 1945.
Është shkrimtar norvegjez dhe profesor i asociuar në Universitetin e Vestfoldit. Studimet e larta i kreu për sociologji në Universitetin e Oslos. Mehlum ka punuar si mësues, duke u marrë më së shumti me edukimin e fëmijëve, me drejtimin e kompanive, organizatave mjedisore dhe zhvillimin kulturor. Në vitin 1996 doli me romanin e tij të parë kriminalistik “Kohët e arta”, ndërsa “Madrugada” është romani i dhjetë i tij, ndër 14 të botuarit deri tani. Ai është fitues i çmimit “Riverton” (çmim i përvitshëm për letërsinë më të mirë kriminalistike në Norvegji). Duke u bërë i njohur si autor i romaneve kriminalistikë, sidomos me avokatin dhe detektivin e tij Svend Foyn, ai i zbavit lexuesit me cilësitë e njohura të këtij lloj romani. Romanet e tij janë përkthyer në gjermanisht, holandisht dhe suedisht.