Linjat esenciale të Alberto Bevilacqua-s, nga të cilat lindin veprat e tij, si narrative edhe poetike, janë të shumta. E para dhe më e rëndësishmja sigurisht koincidon me qytetin e tij të lindjes, Parmën, ku shkrimtari ka jetuar deri në adoleshencën e parë. Më pas ai shkon të jetojë në lumin Po, shumë e vogël distanca nga Parma, shumë të mëdha ndryshimet e mjedisit. Në moshën 20-vjeçare Bevilacqua transferohet në Romë, në atë që ai ende e quan “mërgimin tim të vogël”. Një periudhë e vështirë, përsëri e mbuluar me dhunë. Tepër i ri shkrimtari shkruan në një të përjavshme, dhe është pikërisht kjo e përjavshme, e cila boton poezitë e tij të para, me një shënim të Attilio Beroluci-t. Dalin poezitë e tjera të cilat futen në një antologji me narratorë debutues, me titull “A ndodhet vallë midis këtyre, mjeshtri i së nesërmes?” Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare ai është redaktor i faqes së parë letrare të një të përditshmeje italiane. Në vitin 1961 botohet përmbledhja e parë poetike e Bevilacqua-s “Miqësi e humbur”. Dhe ky pasohet nga shumë vëllime poetike e romane të ndryshme. Në shumë raste ai është krahasuar me shumë autorë amerikanojugorë si Garcia Marquez, Onetti e Vargas Lloza. Bevilacqua është një nga shkrimtarët më të përkthyer në botë. Me dritëhijet e të shkruarit ai di të na ofrojë në mënyrë natyrale e spontane, një krijim të vazhdueshëm, një përtëritje moderne të artit të të shkruarit. |