Maira Papathanasopulu

Maira Papathanasopulu lindi në Athinë, më 1967.
Studioi për filologji gjermane dhe punon si përkthyese. “Juda puthte mrekullisht” është romani i saj i parë, botuar më 1998. Ky roman njohu një sukses të pakapur më parë nga roman tjetër gjatë gjithë dhjetëvjeçarit. Ndërkohë, u përkthye dhe u botua në 15 gjuhë të huaja. Veç kësaj, me skenar të bazuar në këtë roman, televizioni grek realizoi një nga serialet më të ndjekur të të gjitha kohërave. Maira Papathanasopulu ka botuar gjithashtu edhe romanet “Lidhjet e athëta të botës mashkullore” më 2000, “Pushteti im i ëmbël” më 2004,  si dhe dy libra të ilustruar për fëmijë.