Francis Scott Fitzgerald

Francis Scot Fitzgerald ka lindur në Sen Pol të shtetit Minesota dhe u shkollua në Universitetin e Prinstonit. Karrierën e tij letrare e nisi në vitin 1917, vit në të cilin e mobilizuan për të kryer shërbimin ushtarak në Francë. Gjatë intervaleve të kohës së lirë, ai filloi të hedhë në kartë shkrimet e tij të para, të cilat për vetë mënyrën origjinale të trajtimit frojdian të karaktereve të personazheve, mbeten gjithmonë interesante dhe mbresëlënëse.