Luigi Pirandello

Luigi Pirandello është një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë botërore.Ishte një shkrimtar, dramaturg dhe poet italian. Fitues i Çmimit Nobel për letërsi për vitin 1934. Veprat e Pirandelos përfshijnë novela, qindra tregime, dhe rreth 40 drama, disa prej të cilave janë të shkruara në gjuhën siciliane. Tipike për Pirandelon është të tregojë se si arti apo iluzioni përzihen me realitetin dhe se si njerëzit i shohin gjërat në një mënyrë krejt ndryshe - fjalët nuk janë të besueshme dhe realiteti është në të njëjtën kohë i vërtetë dhe i rremë. Farsat tragjike të Pirandelos janë parë shpesh si pararendëse për Teatrin Absurd.

Vdiq në 1936-n në Romë.