Ilirian Zhupa
Lindi në Tepelenë në vitin 1957. Studioi për gjuhë dhe letërsi shqipe. Punoi disa vjet minator dhe mësues në vendlindje. Më pas gazetar në gazetën“Zëri i rinisë” (1985-1988); shef i redaksisë së poezisë, dramës dhe kritikës letrare në Shtëpinë Botuese“Naim Frashëri”(1989-1993); bashkëthemelues i gazetës së parë pluraliste“Rilindja Demokratike (1990-1992); bashkëthemelues i gazetës“Dita Informacion”, 1993; themelues i gazetës“Populli PO”dhe Shtëpisë Botuese“Faik Konica”(1993-1996); Konsull i Përgjithshëm në Janinë (1998-2003); Konsull i Përgjithshëm në Selanik (2003-2006); specialist dhe drejtor i Akademisë Diplomatike dhe Drejtor i Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Jashtme (2006-2016). Në vitet ’90-’98 ka qenë anëtar, koordinator dhe nënkryetar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.