Daniele Del Giudice lindi më 1949. Ai jeton në Venecia ku jep leksione mbi Letërsine Teatrale në
Institutin Universitar të Arkitektures, Romani i tij i parë titullohet "Stadiumi i Wimbledon" (1983), i cili u pasua nga "Atlanta Perendimore" (1985), një histori që flet mbi ndryshimet e perceptimeve dhe ndjenjave, një mutacion
antropologjik i shkaktuar nga shkenca dhe teknologjia moderne. Kjo temë është e pranishme edhe në
romanet "Në muzeun e Reims-it" (1989), "Duke
shkëputur hijen nga toka" (1994), "Mania" (1997), dhe "Horizont i lëvizshëm" (2009). Përveç romaneve
ai ka publikuar edhe ese mbi shkrimtarët Italo Svevo-n, Thomas Bernhardt, Robert L. Stevenson
dhe Primo Lev. Daniele Del Giudice është ndëruar më shumë çmime: çmimi "Viareggio" me 1983, çmimi "Bagutta" me 1995, çmimi "Campiello" me 1995, çdhe çmimi "Antonio Fretineli" për veprën e tij në tëresi me 2002, si dhe Çmimin Europian për Letërsinë me 2009 për romanin "Horizont i Iëvizshëm".