Sharl Pero

Sharl Pero  është autori i përrallave magjepsëse që kanë përkundur fëmijërinë tonë:“Bukuroshja e fjetur”,“Hirushja”,“Gishtoja”, “Mjekërkaltri”,“Zanat”, “Princ Rikardi me Xhufkë”… Kush është ai që nuk e njeh historinë mbresëlënëse të “Bukuroshes së fjetur” apo atë të “Kësulëkuqes”, gjithkush i druhet “Mjekërkaltrit” dhe admiron zgjuarsinë e “Maçokut me çizme” etj. dhe, si rrjedhojë shkrimit të këtyre përrallave të jashtëzakonshme i detyrohemi vetëm Sharl Perosë, i cili përmes fantazisë dhe përshkrimit magjiplotë na mundëson të takojmë princesha, gogolë, djem sypatrembur, kafshë fantastike, por edhe krijesa të tmerrshme.

Librat e autorit