Skënder Hasko u lind në Dukat të Vlorës më 2 mars 1936.
Shkollën 7-vjeçare e mbaroi në Tragjas të Vlorës, pastaj Liceun Artistik “Jordan Misja” për aktor. Ka punuar mësues në fshatin e lindjes, mekanik në Kuçovë dhe aktor në estradën profesioniste të Beratit. Pasi mbaroi Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dhe u diplomua për gazetari, punoi gazetar-redaktor në revistën satiro-humoristike “Hosteni”, pastaj shef i redaksisë së botimeve “Teatër-Estradë” në Shtëpinë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, më vonë kryeredaktor në revistën për fëmijë “Pionieri” dhe, së fundi, drejtor i Teatrit Kombëtar të Fëmijëve, deri sa doli në pension. Ka filluar të krijojë qysh në shkollën 7-vjeçare dhe vazhdon të krijojë.
Skënder Hasko ka një veprimtari të gjerë në fushën e krijimtarisë letrare, por ai spikat veçanërisht në krijimtarinë për fëmijë. Këtu, pra, pa lënë mënjanë edhe atë për të rritur.