Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Vladislav
Bajac është romancier, tregimtar, poet dhe botues, i lindur në vitin 1954 në
Beograd. Ka studiuar për letërsinë e hapësirës jugosllave dhe të përbotshme në
Fakultetin e Shkencave Humane në Beograd. Ka punuar gjithashtu edhe si gazetar
dhe përkthyes. Ka redaktuar dhe përkthyer dhjetëra tekste letrare, ku
përfshihen disa antologji dhe libra, ndër të cilët më të njohurit janë: Poetët
e gjeneratës Beat (1979); Udhëpërshkrim - një udhëzues për poezinë
bashkëkohore amerikane (1983); Historitë Zen (1980); Rrëfimet
Chan, Energjia e skllevërve të Leonard Cohen-it (1981); Çfarë jam duke
bërë këtu (1984). Ka botuar antologjinë Najnovija beogradska prica (Tregimet
më të fundit beogradase) (1981). Poezinë e tij e gjejmë në Cila udhë të çon
te njerëzit (1972) dhe Rruga e Haikut (1988). Ka fituar çmimin e
“Haikut” për poezinë e tij në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë “Itoen Haiku”,
Tokio, më 1991 dhe 1993.
Librat
e tij me tregime janë Europa në shpinën e një demi (1988) dhe Mbajtësit
e ëndrrave: Fabula gjeopoetike (1992, 1995), ky i fundit ka fituar Çmimin
“Stevan Pešic” si libri më i mirë në prozë të atij viti. Ka shkruar disa
romane: Libri i Bambusë (1989); Kutia e Zezë (1993) - Çmimi i
Fondacionit “Borislav Pekic”; Druidi nga Sindiduni (1998) - Çmimi “Šesti
April” si romani më i mirë kushtuar Beogradit; Çmimin e Fondacionit “Branko
Copic” dhënë nga Akademia Serbe e Arteve dhe e Shkencave; Çmimi Bestseller i
Vitit; Arratisja nga Biografia (2001) - Çmimi “Hit Libris”; Europe
Express (2003) - Çmimi Ndërkombëtar “Unaza e Artë”, që jepet për kontribute
të shumta në letërsi, Shkup, Maqedoni. Romani i tij “Hamam Ballkania” u
vlerësua me Çmimin Ndërkombëtar Letrar “Balkanika” si romani më i mirë në
Ballkan për vitin 2008; me Çmimin Letrar “Isidora Sekulic” si libri më i mirë
për vitin 2008, si dhe Çmimin Letrar “Hit Liber” si libri më i shitur në të
njëjtin vit.
Poezia
dhe proza e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Librat e tij janë
botuar në Francë, Maqedoni, Bullgari, Rusi, Itali, Slloveni dhe Greqi, kurse
shumë shfaqje teatrore me tekste të tij janë interpretuar kudo. Ai është
aktualisht nënkryetar i Qendrës PEN të Serbisë.
Është
themeluesi dhe presidenti i Shtëpisë Botuese “Geopoetika”, Beograd, Serbi.
Jeton në Beograd.
Libri u shtua në wishlist.