Ahmet Prençi

Ahmet Prençi lindi në Dibër më 1968. Studimet e larta i kreu në degët Ekonomi dhe Drejtësi në Universitetin e Tiranës, si dhe studime e kualifikime pasuniversitare në Vjenë në vitet 2006-2007. Botimet e para letrare i pati që në rini në disa gazeta të kohës. Ka publikuar në vazhdim me dhjetëra artikuj, analiza dhe intervista në shtypin shqiptar dhe të huaj. Në vitin 2016 doli vëllimi me poezi “Udhë në pasqyrë”. Më 2019 botoi librin publicistik “Vice Versa”. “Anja” është romani i tij i parë.