Jan Carson
Jan Carson është një shkrimtare dhe eksperte artistike e kulturore në Belfastin Lindor. Romani
i saj debutues “Malcolm Orange Disappears” (“Zhdukja e Malcolm Orange-it”) u botua më
2014 dhe u përshëndet nga kritika. Dy vjet më vonë, më 2016-n, u pasua nga përmbledhja
me tregime për fëmijë, “Children’s Children” (“Fëmijët e fëmijëve”). Përmbledhja me tregime
të shkurtra, “Postcard Stories” u botua në vitin 2017 dhe pati një sukses të madh. Romani i
Carson-it “Zjarrvënësit” u botua në 2019-n dhe u vlerësua me “Çmimin Europian në Letërsi”
(EUPL) 2019. Ajo është përzgjedhur si finaliste e çmimit “Sean O’Faolain Short Story Prize” dhe
në vitin 2016 është shpallur fituese e “Harper’s Bazaar Short Story Prize”.