Milan Krajnc

I lindur në Maribor të Sllovenisë, Milan Krajnc është një figurë akademike shumëdimensionale dhe profesor në fushën e menaxhimit të biznesit.

Është diplomuar në fizikë dhe më pas, për rreth 15 vjet, është fokusuar në fushën e psikoterapisë dhe është ekspert në zgjidhjen e problemeve dhe të krizave të shkaktuara nga ndërthurja e interesave dhe personaliteteve të ndryshme në një kompani. Emri i tij është i lidhur me botimin e shumë librave në fushën e lidershipit dhe të marrëdhënieve shoqërore dhe të rreth 200 artikujve shkencorë, të cilët janë përkthyer në gjuhë të ndryshme. Ai është krijuesi i metodës “Modeli Dinamik i Lidershipit”. Dr. Milan është i nominuar për çmimin “Nobel” në shkencat ekonomike për vitin 2021 nga Qendra Europiane për Paqe dhe Zhvillim i Universitetit të Paqes themeluar nga Kombet e Bashkuara.