Drago Jancar
Drago Jancar është romancier, dramaturg dhe eseist slloven 73-vjeçar. Ai është shkrimtari slloven më i përkthyer. Është i vetmi shkrimtar slloven që ka fituar katër herë çmimin prestigjioz Kresnik për romanin më të mirë të vitit, së fundmi me “Dhe dashuria gjithashtu” në 2018.
Jancar ka marrë një sërë çmimesh letrare, përfshirë: Çmimin e artit më prestigjioz të Sllovenisë, Prešeren në 1993; Çmimin Europian për Prozën në Augsburg në 1994; Çmimin austriak Jean Améry në 1997; Çmimin Kresnik për romanin më të mirë të vitit në 1999, 2001 2011; Çmimin gjermano-austriak Herder për Letërsinë në 2003; Çmimin Europian në Letërsi (EUPL) në 2011; Çmimin francez Prix de l’Inaperçu në 2012 dhe çmimin francez të Librit më të Mirë të Huaj në 2014. Në vitin 2020 ai mori Çmimin Shtetëror austriak për Letërsinë Europiane. Në 2021 ai u bë Doktor Nderi në Universitetin e Mariborit, në vendin e tij të lindjes, Slloveni.