Shporta juaj është bosh
Librat e autorit
Gelanda SHKURTAJ, ka lindur në Tiranë. Mbaron studimet e plota (MSc) në Universitetin e Tiranës pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në “Biologji”. Duke nisur prej vitit 1994 ndan jetën e saj midis Tiranës dhe Italisë ku vijon shkollimin për “Drejtësi” dhe mbaron studimet e plota (MSc) në Universitetin e Genova-s duke u diplomuar në Fakultetin Juridik. Punon si Këshilltare ligjore dhe Eksperte e Drejtorisë së Përgjithshme të Antimafies pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Genova-s. Mbaron studimet pas-Universitare LLM në të “Drejtën Tatimore Ndërkombëtare” në Genova dhe po aty vijon praktikën pranë Dhomës së Avokatisë. Në vitet 2011-2014 punon si konsulente e fondeve të BE-së për Archidata (Milano) dhe Senior Project Manager për Shqipërinë, në programin “IPA Cross Border 2007-2013” (L’Aquila-Abruzzo). Nga kthimi në Shqipëri punon si Pedagoge në disa Universitete në Shqipëri, dhe prej vitit 2016 ajo mban pozicionin e Lektores në lëndët e së “Drejtës Civile”, “Drejtës Tatimore” dhe “Drejtës së Biznesit” në Universitetin “Epoka” Tiranë.
Libri u shtua në wishlist.